Karrocë Set 3 në 1 - Kidilo "F1C+C"

€300,00

Taksa e përfshirë në çmim.
Transporti llogaritet në arkë.
Ngjyra

Dorëzimi bëhet me 30 tetor ose 02 nëntor.

Paguaj me

  • Cash
  • Visa
  • Mastercard
  • Apple Pay
  • Google Pay

Transaksioni juaj është i mbrojtur me masa të avancuara sigurie.

Karroca Kidilo F1C+C është një set 3 në 1, e përshtatshme nga lindja deri në 22 kg: shtrati për të porsalindur shndërrohet në ulëse kur fëmija rritet, ndaj karroca e shoqëron fëmijën që nga ditët e para. Seti vjen me maksikozë për udhëtime me veturë dhe çantë shpine për prindër, të gjitha në të njëjtën ngjyrë.

Skeleti metalik me ngjyrë bronzi, amortizimi në rrotat e pasme dhe rrotat e mëdha e bëjnë lëvizjen më të butë në rrugë të ndryshme.

Seti përmban:

  • Shtrat që bëhet ulëse – për të porsalindurin dhe më pas si ulëse sportive
  • Maksikozë me tendë dhe mbulesë për këmbët
  • Çantë shpine për prindër me xhep me zinxhir

Karakteristikat kryesore:

  • Përdorimi: 0–22 kg
  • Sistem 3 në 1: shtrat, ulëse dhe maksikozë
  • Amortizim me susta në rrotat e pasme
  • Rrota të mëdha për lëvizje të butë
  • Frenë me këmbë për ndalim të sigurt
  • Tendë e madhe mbrojtëse
  • Xhepa me zinxhir në anët e shtratit
  • Kosh i gjerë poshtë karrocës
  • Dorezë me veshje të butë

Ngjyrat: E zezë, Kafe e errët dhe Kafe e hapur.

Përdoreni gjithmonë sipas udhëzimeve të prodhuesit dhe nën mbikëqyrjen e një të rrituri.

Kthimet dhe ndërrimet pranohen brenda 14 ditëve, nëse produkti është i papërdorur dhe në paketimin origjinal. Për më shumë, shiko politikën e plotë.

Porositë brenda Kosovës dërgohen zakonisht për 1–2 ditë pune, ndërsa jashtë Kosovës për 3–6 ditë pune. Tarifa shfaqet në checkout. Për më shumë, shiko politikën e plotë.

Karrocë Kidilo F1C+C – E zezë

€300,00

€300,00

Brendet

Gjithçka për beben në një vend

Këshilla të sinqerta nga ekipi ynë

Na vizito në dyqan