Pse duhet të blejmë karrocë travel kur veçse e kemi setin?
04.07.2026
Shpesh vjen një moment kur ke nevojë për diçka më të vogël, më të lehtë dhe më praktike. Jo vetëm për përditshmëri, por sidomos për udhëtime, pushime apo dalje të shkurtra. Një karrocë që nuk ta zë gjithë bagazhin e makinës, që paloset lehtë, bartet pa mundim dhe drejtohet me lehtësi.
Pikërisht këtu hyjnë në përdorim karrocat travel.
Kur rekomandohen?
Karrocat travel rekomandohen zakonisht për fëmijë nga mosha 6 muaj+.
Kapaciteti i peshës ndryshon sipas modelit:
- 15 kg
- 18 kg (standardi)
- 22 kg
Cilën ta zgjedh?
Zgjedhja varet nga mosha dhe pesha e fëmijës në momentin që vendos ta blesh karrocën. Por mbi të gjitha, varet nga mënyra se si planifikon ta përdorësh.
Nëse po kërkon një karrocë që do ta përdorësh çdo ditë dhe dëshiron të të shërbejë për një kohë sa më të gjatë, atëherë zgjedhja më e mirë është një model me kapacitet 22 kg.
Ndërsa nëse të duhet kryesisht për udhëtime, pushime ose raste të veçanta, mund të zgjedhësh një model me 18 kg ose edhe 15 kg, pasi zakonisht janë më të vogla, më të lehta dhe më të lehta për t'u transportuar.
Në fund, karroca më e mirë nuk është domosdoshmërisht më e shtrenjta, por ajo që i përshtatet stilit tënd të jetesës dhe nevojave të familjes tënde.
Shpërndaje
